Edhe Ristovski mori dënim gjashtëmujor me kusht për “Dhunën në qendër”


Ish këshilltari i VMRO-DPMNE-së në komunën Qendër, Jordan Ristovski, i cili pranoi faj si i akuzuar në rastin “Dhuna në komunën Qendër” sot u dënua me dënim gjashtëmujor me kusht.
Ristevski dje në seancën gjyqësore në Gjykatën penale me vetëiniciativë e pranoi fajin.

“Pas seancës së kaluar pasi i shqyrtova veprat për të cilat jam akuzuar, dëshiron të them se e pranoj fajin dhe ndjej keqardhje të thellë”, tha Ristevski në gjykatë.

Paraprakisht, siç publikoi MIA, prokurorja Fatime Fetai kërkoi që procedura për të të ndahet dhe gjykimi për të të fillojë menjëherë. Faj për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, paraprakisht pranoi edhe i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov, i cili në procedurë të ndarë u dënua me dënim gjashmujor me kusht, nëse në afat prej dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Lidhur me të akuzuarit e tjerë për këtë lëndë, ku i akuzuar i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, seanca kryesore gjyqësore do të vazhdojë më 7 dhjetor.