Edhe një viktimë nga aksidenti tragjik i Llaskarcës: Ndërron jetë vajza 19-vjeçare


Edhe një viktimë nga aksidenti tragjik i Laskarcës. Sot, lëndimeve të rënda nuk u përballoi 19-vjeçarja të cilës pas aksidentit i’a kishin prerë këmbën.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar jetën e saj,  vajza ka vdekur sot rreth orës 13 të mëngjesit,” konfirmoi për “Nezavisen vesnik”, Dr. Albert Leshi, kreu i Klinikës për traumalkogija, ortopedi, anestezi dhe animacion në Qendrën Klinike në Shkup.

Ajo është viktima e gjashtëmbëdhjetë e aksidentit që ndodhi në Llaskarcë më 13 shkurt, kur autobusi i ,,Durmo turs” me plot udhëtarë u rrokullis në autostradën Shkup-Gostivar.