NATO dëbon 7 diplomatë rus


Edhe Organizata ndërkombëtare ushtarake NATO ka dëbuar 7 anëtarë të stafit të misionit rus. Ky vendim u bë me dije nga sekretari gjeneral, Jens Stoltenberg. Ky vendim i NATO-s vjen si përgjigje ndaj helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.