Edhe dy të paraburgosur tjerë për ngjarjet në Shtëpinë e fëmijëve “25 maji” në Maqedoni


Prokurori Publik kompetent i Prokurorisë Publike për Krimit të Organizuar dhe Korrupsion lëshoi një urdhër për kryerjen e një procedure hetimore për dy persona të tjerë, shtetas të Maqedonisë, të përfshirë në rastin e mbrojtëses nga Institucionit Publik për Mbrojtjen e Fëmijëve me probleme arsimore, sociale dhe çregullime, Shkup (Shtëpia e Fëmijëve “25 Maj”), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me propozimin e një prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, një gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1, Shkup i privoi nga liria të dyshuarit për 30 ditë burgim.

Ato akuzohen për kryerjen e një vepre penale të trafikimit të fëmijëve, për të cilat parashihet dënimi me burg prej të paktën prej 12 vjetësh. Të dyshuarit, edhe pse e dinin se fëmija ishte viktimë e trafikimit me qenie njerëzore, ishin shfrytëzues të shërbimeve seksuale.