Edhe dy shpërthime në Sri Lankë


 Edhe dy shpërthime jehuan në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo, prejse ishin aktivizuar gjashtë mjete shpërthyese në tre kisha dhe tre hotele, lajmëroi agjencia gazetareske gjermane DPA.

Sipas policisë, njëra nga shpërthimet  ndodhi në paralagjen Deivalla, 12 kilometra në jug të Kolombos. Në këtë sulm  humbën jetën së paku dy persona.

Në shpërthimet paraprake,  në Pashkët katolike humbën jetën të paktën 187 persona, prej të cilëve 12 janë të huaj, ndërsa mbi 400 të tjerë janë lënduar.