Edhe dy emra nga VMRO-DPMNE përmenden për kandidat për president


Edhe dy emra nga VMRO-DPMNE synojnë presidencën në Maqedoninë e Veriut. Jo zyrtarisht mësohet se edhe profesoresha universitare Gordana Siljanovska dhe profesori Savo Klimovski përgatiten për kandidatura për president nga rradhët e kësaj partie, me çka pritet edhe të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 31 janar.  I vetmi kandidat që është shprehur publikisht se do të kandidon nga VMRO-DPMNE është Vllatko Gjorçev. Përveç Gjorçev, deri më tani në parti ka arritur edhe një aplikim për President, por që nuk bëhet e ditur emri i personit në fjalë për opinionin. VMRO-DPMNE në konvetën më 16 shkurt në Strugë do të zgjedhë kandidatin për President që do të garon për pasues të Gjorge Ivanov.