Edhe Arta Toçi jep dorëheqje

Të gjithë zëvendësministrat e Aleancës për Shqiptaret sot dhe nesër do të tërhiqen nga postet e tyre.

Zv/ministrja e Punëve të Jashtme Arta Toçi ka deklaruar se sot nuk ka shkuar në punë dhe se nesër do të shkojë në ministri për t’u përshëndetur me kolegët.

Thuhet se e dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Remzi Mehmedi, sot nuk ka shkuar në punë.

I pari nga funskionarët që është tërhequr është Ruzhdi Matoshi. Burime pranë ASH-së thonë se edhe Driton Nebiu Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror për pylltari dhe gjueti në RM, ka deponuar dorëheqjen e tij.

Gjatë ditës pritet që të tërhiqen edhe funksionerët e tjerë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët