“E premtja e zezë”, përleshje dhe sulm me armë në qendrat tregtare në SHBA


Një sherr i madh mes njerëzve në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërthyer në një market gjatë blerjeve të së “Premtes së zezë”, duke detyruar qendrën tregtare të mbyllet më herët.

Forcat mjekësore vrapuan menjëherë në marketin Riverchase Galleria, ku merrnin në trajtim persona të lënduar, teksa në një video të postuar në rrjetet sociale duken dy femra të cilat rrihen me njëra- tjetrën për të marrë produktet me ulje, ndërsa një tjetër shihet e shtrirë përtokë.

Në këtë sherr është dashur dhe ndërhyrja e forcave të sigurisë për t’i ndarë. Por ky sherr nuk ka qenë i vetmi, pasi në këtë ditë të shumta kanë qenë përplasjet mes njerëzve në shumë qendra tregtare duke arritur deri në të shtëna me armë.

Kështu ka ndodhur në një market në Misuri, ku është qëlluar në parkingun e makinave një 19 vjeçar i paidentifikuar. Pas plagosjes mësohet se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shitjet në Ditën e Falënderimeve pritet të rriten. Por deri të premten, amerikanët kanë shpenzuar 1.52 miliardë dollarë, që është një rritje prej 17 përqind nga viti i kaluar.

Ekspertët kanë parashikuar se gjatë periudhës pesë-ditore midis falënderimeve dhe Cyber ​​Monday, konsumatorët do të shpenzojnë 19.7 miliardë dollarë. /b.l/noa.al/