E konfirmuar: Ëndrra amerikane u shua parakohe për aktoren shqiptare Adea Shabani


Policia amerikane konfirmoi lajmin se rezultatet e autopsisë kanë treguar se trupi i pajetë që u gjet 645 kilometra larg shtëpisë së saj në Los Anxhelos, është në fakt aktorja shqiptare Adea Shabani.
Kufoma e saj u identifikua falë tatuazheve të saj. Fansat e saj në Los Anxhelos, por dhe shoqëria më e ngusht ditëve të fundit dërguan mesazhe ngushëlluese se ëndrra saj për tu bërë aktore dhe për denjësisht të përfaqësoj kombin shqiptar, u shua para kohe.
Adea Shabani është aktore e lindur në Maqedoni, ajo para dy viteve vendosi të shpërngulet në Los Anxhelos ku dhe u regjistrua në Akademi për aktrim dhe ëndërra e saj ishte të ndërtojë karrierë të sukseshme aktrimi.

Aktorja e lindur në Maqedoni, ishte zhdukur para një muaji nga shtëpia e saj në Los Anxhelos, ndërsa trupi i saj është gjetur 645 kilometra larg shtëpisë së saj. Policia ka konfirmuar se identifikimi i saj është bërë i mundur përmes tatuazheve në trup, ndërsa policia për vrasjen e saj ka dyshuar të dashurin e saj Christopher Spotz. Adea ishte zhdukur më 23 shkurt dhe policia deri javën e kaluar nuk kishte kurrfarë gjurmësh të saj. Por javën që shkoi, policia gjatë ndjekjes së një veture të vjedhur, ka plagosur shoferin e saj.

Dhe ishte pikërisht Christopher Spotz, i cili gjatë ndjekjes në fund e kishte vrarë veten me revolen e tij. Aktorja e re shqiptare, dy vite më parë ishte zhvendosur në Amerikë, për të zhvilluar karrierë në Hollivud.