E frikshme, dalin shifrat marramendëse, ja sa mijëra shqiptarë aplikuan për Lotarinë Amerikane


367 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.

Kjo shifër e frikshme tregon qartë dëshirën e madhe për t’u larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë dhe më me shumë të ardhme.

Me kalimin e viteve, shifrat vetëm sa janë rritur duke treguar gjendjen e vërtetë ekonomike në Shqipëri.

Sipas të dhënave rezulton së në vitin 2016, kanë aplikuar 266 mijë shqiptarë. Në vitin 2017 kanë qenë më shumë 315 mijë që kanë aplikuar.

Ndërsa 2018 ka thyer çdo rekord duke aplikuar plot 367 mijë shqiptarë. Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të madh të aplikimeve në raport me popullsinë. /albeu