Dy pacientë nga aksidenti i mbrëmshëm janë në gjendje kritike


Pesë persona janë pranuar në Repartin për kujdes intensiv në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtator”, prej të cilëve dy janë në gjendje kritike, pas aksidentit të mbrëmshëm  të autobusit në autostradën Shkup -Tetovë në fshatin Lllaskarc, theksoi sonte drejtori i SPQ “8 Shtatori” Hristijan Kostov.

Saktësoi se në shok dhomë momentalisht janë dy pacientë, të cilët janë në ventilim mekanik me neurotrauma, dy pacientë të rinj që janë transferuar nga Qendra e Traumës, si dhe një  paciente e  operuar paraprakisht të cilës i ishte hequr shpretka dhe e cila ndodhet në gjendje stabile.

“Për momentin në gjendje kritike janë dy pacientë që janë me ventilim mekanik dhe me neurtrauma. Të tjerët janë në gjendje të përgjithshme të mirë. Dy prej pacientëve janë ngjitur në Repartin e Qendrës së Traumës në Repartin për mjekim intensiv  për shkak  të observacionit. Një prej tyre është 15-vjeçar dhe tjetri në moshën 40-vjeçare. Tek ata ka  ndryshime në  pasqyrën e gjakut, por janë nën kontroll dhe po bëhen analiza plotësuese. Tani për tani janë në gjendje stabile.”, theksoi Kostov.

Theksoi se numri i personave të hospitalizuar nga aksidenti është ende 28, ndërsa ndryshime ka vetëm në zhvendosjen nëpër reparte të ndryshme. Të lënduarit e tjerë, theksoi janë në gjendje të mirë të përgjithshme.

Në njërin prej pacientëve i cili ka lëndime në kraharor, respektivisht  traumë torakale, paraprakisht mbrëmë iu bë dranazh për shkak të përkeqësimit të frymëmarrjes, u vendos në ventilim mekanik, ndërsa  për kontroll dhe observacion më të mirë  nga kirurgjia torakale i transportuan në  Klinikën për Anestezion Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL, deklaroi Kostov.

Theksoi se pacienti më i ri në këtë aksident i cili është në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” është 15 vjeç, ndërsa më i vjetri 65 vjeç, ndërsa  të tjerët kryesisht janë të rinj.

Kirurgu i cili ka qenë në kujdestari dr. Ezhevit Kadriu theksoi se shpreson se mjekimi i të dy pacientëve që janë transferuar në Repartin për Kujdes Intensiv do të përfundojë pa  ndërhyrje kirurgjikale.

Ata në këto reparte janë transferuar  për shkak të monitorimit intensiv që mund t’i ofrohet”, tha Kadriu.