Dy nga të lënduarit në aksidentin në autostradën Shkup – Tetovë në gjendje të rëndë


Dy nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në autostradën Shkup – Tetovë më 13 shkurt, janë në gjendje të rëndës. Prej tyre, njëri në repartin për kujdes intensiv-kirurgjikal, në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ndërsa i lënduari tjetër është në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv (KARIL), kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në SPQ “8 Shtatori” mjekohen edhe shtatë nga të lënduarit që janë në gjendje të mirë të përgjithshme, në KARIL trajtohet edhe dy nga të lënduarit që janë në gjendje stabile, ndërsa në Klinikën Universitare për neurokirurgji është një paciente, e cila gjithashtu është në gjendje stabile.

Një i lënduar është në traumatologji dhe ai gjatë ditës së sotme do të lëshohet në mjekim shtëpiak.