Dy nëna braktisin foshnjat nga Gjinekologjia në Shkup


Dy nëna të reja nga Prilepi i kanë lënë foshnjat në Gjinekologjinë e Shkupit në dhe janë larguar. Siç raportohet, gruaja e parë është ajo që ditë më parëmori një sanduiç ku në të kishte disa tableta dhe për të cilën u alarmua opinioni, ndërsa e dyta kishte vendosur që të lërë fëmijën dhe të ik, duke u lënë kujdesin për foshnjë mjekëve

“Foshnjat tek ne do të qëndrojnë derisa ata të jenë të stabilizuar dhe të shëndetshëm. Mund të ndodhë që të qëndrojnë për një muaj, ndonjëherë dy muaj, varësisht nga gjendja në të cilën kanë lindur dhe në cilën javën e shtatëzanisë. Pastaj ata drejtohen për në shtëpinë për kujdesin e fëmijëve në Manastir, por para kësaj kumunikohet edhe një herë me nenën, pastaj përseri pak më vonë kumunikohet edhe një herë tjetër, nëqoftë se nëna ka ndryshuar mendje dhe një fund lihet që të birësohet nga ndokush”, thotë Adela Stefania nga Klinika për Gjinekologji.  Përvojat e mëparshme të gjinekologjisë në Shkup tregojnë se në pak raste ndodh që një nënë që ka braktisur foshnjën, të ndryshojë mendje dhe të kthehet prapë që ta marrë nga spitali.