Dy kushtet për referendum të suksesshëm


Gjysma e votuesve të regjistruar plus një të del në votim dhe gjysma e pjesëmarrësve plus një të votojnë “për”. Këto janë dy kushtet të cilët duhet të përmbushen në referendumin e ardhshëm konsultativ më 30 shtator, kanë shpjeguar në brifingun e sotëm nga KSHZ.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ka dallim në kushtet të cilat duhet të përmbushen kur referendumi është obligues, nga KSHZ theksojnë se ka dallim, ndërsa ajo varet se për çka nënshkruhet.

Kur ka referendum të domosdoshëm, madje nevojitet shumicë absolute, pra 50 për qind plus 1 nga votuesit duhet të jenë “për”.

Ajo është në rast të ndërrimit të kufijve, krijim të aleancës me shtete tjera, për konfederatë. Në të ardhmen, theksohet se kur të përfundojnë negociatat për kapitujt për inkuadrim në BE përsëri do të duhet të organizojmë referendum për anëtarësim, atëherë pra do të ishte referendum i domosdoshëm me shumicë absolute, ndërsa për në NATO, Kuvendi veçmë ka të miratuar vendim në vitin 1993.

Ata vërtetuan se heshtja para referendumit është 48 orë. Pranimi i materialeve do të bëhet në hapësirat e KSHZ-së. Rezultatet e daljes, ditën e referendumit do të kumtohen gjashtë herë.

Në KSHZ presin në të ardhmen të harmonizohen Ligji për referendum dhe Kodi Zgjedhor. Theksojnë se nuk munden të thonë nëse referendumi do të jetë i suksesshëm ose jo, por shtojnë se KSHZ i kumton rezultatet në aspekt teknik./Gazeta e Pavarur