Dy francezët e humbur në Kodrën e Diellit, gjenden të ngrirë


Dy shtetas francez, vullnetarë në Qendrën për dialog intelektual në Kumanovë, gjatë pasdites së djeshme kanë humbur në Kodrën e Diellit. Ata i kanë njoftuar shokët e tyre që kanë humbur dhe se ndodhen pran një shkëmbi, dhe rreth orës 15 të pasdites së djeshme rasti është paraqitur në SPB Tetovë, njoftom Meta, transmeton Portalb.mk.

Në kërkimin e të humburve janë vënë policia e Kodrës së Diellit dhe përfaqësues të shërbimit të shpëtimit në mal. Gjatë motit të keq dhe reshjeve të borës, rreth orës 17 e 50 janë gjetur shtetasit francez të ngrirë, dhe më pas janë dërguar në njësinë policore në Kodrën e Diellit.