Dy deputetë për të cilët kërkohet paraburgim anëtarë të Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve


Gjykata ka kërkuar nga Kuvendi që t’i merret imuniteti deputetëve Kërsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Johan Tarqullovski, Lupço Dimovski, Zhaklina Peshevska dhe Ruben Arnaudov.
Kërkesa e gjykatës është e adresuar deri tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili sot pas kthimit nga udhëtimi zyrtar duhet të filloj procedurën.
Me Komisionin për çështje të imunitetit dhe mandateve kryeson deputeti Pavle Bogoevski, ndërsa anëtarë janë Mirosllav Jovanoviq, Aleksandar Kiracovski, Sasho Kostov, Agim Shaqiri, Trajko Velanovski, Boris Zmejkovski si dhe dy deputetët Kërsto Mukovski dhe Johan Tarçullovski, për të cilët kërkohet heqja e imunitetit. Ky trup i kuvendit ka nëntë anëtarë poashtu edhe aq zëvendës.
Sipas Rregullores, Komisioni sjell konkluzat me shumicë të votave, por vendimi përfundimtarë për heqjen e imunitetit e sjell Kuvendi, i cili në afat prej tre ditëve duhet të miratoj ose ta refuzoj Raportin, ndërsa për këtë duhet të votojnë 61 deputetë.