Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë, porositi Zaev nga foltorja kuvendore


Dunai hajóbaleset - Felborult egy hajó a Dunán a Parlamentnél

Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë qytetarët, porositi sot nga foltorja kuvendore kryeministri Zoran Zaev pas vërejtjeve nga deputeti Zijadin Sela se ka drejtësi selektive, me këtë rast duke theksuar në dënime e shqiptuara nga ana e gjykatave për rastet me vrasjen e Sazdo dhe Almirit.

“Duhet publikisht të shpreh ndjenjë të zemërimit për drejtësinë e parregullt të cilën gjyqësia e jep për Sazdon dhe Almirin. Absolutisht është e qartë se këtu duhet të ketë drejtësi të barabartë. Sistemi gjyqësor i din detajet, argumentet dhe dëshmitë, por ndjenja e zemërimit ka mbetur tek të gjithë për shkak të asaj që nuk ka drejtësi të barabartë. Njëri dënim është shtatë vjet, ndërsa tjetri 18-19 vjet”, ka thënë Zaev.

“Të merret në pyetje dikush që ka bërë grafite, nuk është e ndershme. Unë kam hedhur ngjyrë ndaj Ministrisë së Kulturës dhe kam paguar gjobë 450 euro. Ka dënime kundërvajtëse, mund të dënohen ata njerëz. Ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë”, theksoi Zaev.

Debati kuvendor vazhdon pas pauzës së rregullt prej një ore.