Drejtuesja e NATO-s: Zgjidheni emrin që t’ua hapim dyert


Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rouz Gotmeler e ka vlerësuar si pozitive faktin që çështja për emrin ndodhet lartë në agjendë dhe tha se shpresojnë se mund të krijohet momentum pozitiv. Në një intervistë për emisionin “Istories” në televizionin grek “Skaj”, duke folur për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën veri-atlantike, ajo ka përmendur vizitën e paradokohshme të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg në Shkup dhe qëndrimin se “duhet të shkohet përpara në negociata në kuadër të Kombeve të Bashkuara, në një mënyrë të drejtpërdrejtë, duke punuar me ambasadorin Nimic, të gjendet zgjidhje që në mënyrë të qartë do t’u përshtatet të gjitha palëve”.

ROUZ GOTMELER, ZËVENDËSJA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S
“Ne ndjekim me kujdes, është shumë interesant se sa lartë ndodhet tema në agjendë, sepse kjo është diçka shumë e mirë. E di se disa vite ishte larguar mënjanë. Sipas kësaj, ne shpresojmë se mund të krijohet një momentum, në mënyrë pozitive”.

Në pyetjen nëse ekziston Plani B në rast se nuk ka marrëveshje deri në samitin e korrikut, zëvendësja e Stoltenberg thotë se NATO është e përkushtuar në politikën e dyerve të hapura, ndërsa kjo ka të bëjë jo vetëm me Maqedoninë, por edhe me të gjitha vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare.

ROUZ GOTMELER, ZËVENDËSJA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S
“Mendoj se ajo që do të duhej ta dinë shikuesit tuaj është se sa i përket NATO-s, vendimet nga Samiti i Bukureshtit, të cilat, në vitin 2018 janë tashmë 10 vite të vjetra, me të vërtetë e japin pasqyrën se dera është e hapur. Ne jemi të fokusuar vetëm në IRJM. Vendet do të duhej të kenë mundësi që vetë t’i zgjedhin marrëdhëniet e tyre të sigurisë”.

Këtë, Rouz Gotmeler e përmend edhe lidhur me analizat se po rritet ndikimi rus në rajon. Thotë se nuk ekziston kurrfarë kontradikte mes vendit që ka marrëdhënie të mira me NATO-n, ndërsa në të njejtën kohë edhe marrëdhënie të mira me Moskën, ndërkaq si shembull e përmend vizitën e saj në Beograd. /SHENJA/