Drejtoria e burgut: Ristovski dhe Janakievski nxitën incidentin


Nga Drejtoria e burgut hulumtues “Shkupi” në Shutkë konfirmuan se ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski kanë qenë të sulmuar në ditën e parë të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Nga atje thonë se incidenti ka ndodhur gjatë shëtitjes së rregullt në ajr të pastër. Sipas tyre, rreth orrës 13 ka ardhur deri te incidenti verbal, i cili ka qenë i shkaktuar nga Ristovski.

“Më 21 shkurt të vitit 2019 rreth orës 13 gjatë shëtitjes së rregullt të të arrestuarve ka ardhur deri në incident verbal të shkaktuar nga personi S.R. ndaj personit L.K., i cili më vonë ka kaluar në përleshje fizike të lehtë, e cila është ndërprerë menjëherë nga shërbimet e burgut. Rreth orës 13:45 sërish gjatë shëtitjes së rregullt të të arrestuarve ka ardhur deri në një incident tjetër verbal të shkaktuar nga personi M.J. ndaj personit E.K, i cili më vonë ka kaluar në përleshje fizike, e cila është ndërprerë menjëherë nga shërbimet e burgut. Për dy incidentet janë mbledhur deklarata me shkrim nga dëshmitarët okularë dhe është njoftuar gjykata kompetente. Pas incidentit personave S.R. dhe M.J. menjëherë u janë siguruar kontrolle dhe kujdes përkatës nga mjeku i burgut, ndërsa pastaj personi S.R. nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore shtesë. Personi M.J. është ankuar në dhimbje për shkak të së cilës është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, thonë nga burgu i Shutkës.

Drejtoria e burgut hulumtues “Shkupi” në Shutkë thotë se në mënyrën më të ashpër i dënon këto incidente verbale dhe fizike. Nga atje thonë se dhuna nuk do të tolerohet dhe në mënyrën më rigoroze do të sanksionohet.