Drejtori i Agjencisë kërkon falje për publikimin e poezive me përmbajtje antishqiptare


Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, ka mbajtur konferencë për gazetarë pas publikimit të skandalit në të cilin institucioni i tij ka botuar një libër me poezi me përmbajtje anti-shqiptare, raporton Televizioni SHENJA.

Ai ka thënë se personalisht kundërshton dhe e konsideron se është një publikim me përmbajtje diskriminuese.

“Do të të bëjmë gjithçka që dëmi të rregullohet. Agjencia jonë e mbështet lirinë e shprehjes, por jo cenimin e lirisë së tjetrit, në baza etnike, gjinore e fetare.

Është viti i katërt që hapet konkurs dhe poetet aplikojnë dhe ka komision profesional, të cilët në bashkëpunim me publikun i kanë zgjedhur poezitë. Ky rast është alarmues për institucionin tonë dhe ndiej përgjegjësi morale dhe i kërkoj falje publikut. Do të hetohet rasti se kush e ka lejuar këtë gabim.

Do të kthehen të gjitha kopjet e shpërndara deri tash dhe nuk do të lejohet shpërndarja e mëtejshme”, ka thënë Kaevski. /SHENJA/