Drejtësia tek LSDM, Arsimi tek BDI, ja cila degë përfiton?

Me rikonstruimin e Qeverisë, do të ketë edhe ndrrim të resoreve ministrore, ashtu që siç mësohet nga burime qeveritare për INA, ministria e drejtësisë do ti takojë LSDM, ndërsa Ministria e arsimit BDI-së.

Deri tani nuk ka emra se kush do të jenë kuadrot e planifikuara në këto resore ministrore. Por po ashtu burime partiake bëjnë të ditur se Ministria e Arsimit do ti takoj degës së BDI-së të Gostivarit dhe se për këtë do të nominohet një nga “frontmenët” e kësaj dege. Në lojë janë disa emra, por së fundi do të vendoset nga kreu i degës së kësaj partie në Gostivar, Nevzat Bejta. Deri tani nuk dihet se me rikonstruimin e Qeverisë, cili post ministror do ti takoj Lëvizjes BESA, e cila do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.