Dr. Arbër Ademi, në krye të arsimit vjen me bagazh të pasur profesional dhe intelektual


Me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, do të udhëheqë, Dr. Arbër Ademi.

Ademi në krye të këtij institucioni vjen me një bagazh mjaft të pasur profesional dhe intelektual.

Ai njihet si një nga kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim, që premton shumë për të ardhmen e vendit.

Dr.Arbër Ademi, qysh nga koha kur ushtronte funksionin e zv.Kryeministrit për Çështje Europiane, e deri më sot, vazhdon ta gëzojë simpatinë e shumë diplomatëve ndërkombëtarë, të cilët një gjë të tillë e kanë shprehur edhe publikisht.

Poashtu, Ademi ishte edhe pjesë e ekipit të shtabit zgjedhor të BDI-së, në zgjedhjet e fundit lokale, ekip i cili e ktheu partinë e Ahmetit në 100 mijë vota nga zgjedhjet e kaluara, me çka u dëshmua se kuadro si ministri i ri i Arsimit janë të pranuar nga qytetarët.

Tani e tutje mbetet që ish-zv.Kryeministri i Maqedonisë, ta dëshmojë veten edhe në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.