Dr.Amela Cana drejtoresh e re e Klinikës Universitare Stomatologjike të Shkupit


Për herë të parë në krye të Klinikës Universitare Stomatologjike në Shkup, do të jetë një grua shqiptare. Zhurnal ekskluzivisht mëson se Dr.Amela Cana do të drejtojë këtë institucion të lartë shëndetësor. Ajo para se të merrë ketë detyrë ka qenë udhëheqëse e sektorit për kontroll në Fondin për Sigurim Shëndetësorë.

“Emrimi i saj në këtë post tanimë ka kaluar të gjitha procedurat e nevojshme. Pritet që gjatë ditës ajo të marrë këtë post dhe të udhëheq me këtë institucion të lartë shëndetësor”, thonë burime të sigurta për Zhurnal.

Përndryshe, Dr.Amela Cana është propozim i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për këtë post dhe vjen nga rradhët e Forumit të Gruas të kësaj partie.

Me këtë edhe pas shpalljes së Konkursit nga ana e Qeverisë për drejtorë të drejtorive e institucioneve tjera publike BDI fillon ti plotësojë të gjitha vendet boshe nëpër institucionet shtetërore të eshallonit të tretë që sipas ndarjes së kulaçit qeveritar i takojnë selisë “blu”. / Zhurnal