Dorëzohet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2017


Në nder të festës “Shën Klimenti i Ohrit”, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot është dorëzuar çmimi shtetëror me të njëjtin emër për vitin 2017.

Fitues të sivjemë janë profesori dhe shkrimtari Venko Andonovski dhe hostoriani Naim Alimi në sferën e edukimit dhe arsimit, dhe artisti muzikor Garabet Tavitjan, shkrimtari Jordan Plevnesh dhe filmologia, Ilindenka Petrusheva në sferën e kulturës dhe artit.

Vendimin e mori Këshilli organizativ për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Vllado Kambovski.

Në dorëzimin e çmimeve morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministra, akademikë, artistë…