Donnarumma drejt shitjes?


Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli është i gatshëm të shesë Gianluigi Donnarumman këtë verë. Milani humbi thellë 4-0 ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma.  Njëri nga fajtorët kryesorë për humbjen e madhe të Milanit ishte portieri Donnarumma, i cili bëri dy gabime të pafalshme.
Kjo paraqitje thuhet se ka mbushur kupën tek drejtuesit i Rossonerëve, Mirabelli, i cili ka vendosur të shesë portierin e tyre të ri.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, me Pepe Reinan që do të mbërrijë nga Napoli si një lojtar i lirë, Milani mendon se mund të përfitojë të holla nga Donnarumma.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, është njoftuar për planet e Mirabellit dhe tashmë është duke folur me skuadrat e interesuara.