Dojna për t’u dukur e gjatë vesh taka të larta dhe fustane tepër të shkurtra


Dojna Mema, dikur një prezantuese e shkathët në Radio, sot është një nga vajzat më të talentuara të ekranit.

Pavarësisht se ka tipare tigreshe, sy me ngjyrë e buzë të trasha, ajo ka një shtat të imët e të vogël, gjë që nuk e pengon aspak të jetë shumë sensuale.

Dojna ka gjetur zgjidhjen e duhur për t’u dukur jo më si një vajzë e vogël.

Taka shumë të larta, fustane tepër të shkurtra, që i tregojnë këmbët më të gjata.

Por ky fustan blu është aq i shkurtër, sa duket sikur ajo ka harruar një pjesë të tij në sirtar.