Dojçe Vele: Gjermanët shohin dy Angela Merkel

Me autoritet të madh në botë, por shpesh e pavendosur. Kancelare e mirë, por koha e saj kaloi, thekson Dojçe Vele në kronikën për Angela Merkelin e cila lufton të mbetet në pushtet edhe një mandat.

Më shumë se dy të tretat e gjermanëve konsiderojnë se koha e kancelares gjermane Angela Merkel ka kaluar, por njëkohësisht, pothuajse numri i njëjtë i njerëzve besojnë se ajo është një kancelare e mirë. Dojçe Vele potencon se ajo edhe më tej gëzon besim te qytetarët, por edhe se një numër gjithnjë më i madh janë të hutuar kur bëhet fjalë për politikën e saj për refugjatët dhe mënyrën në të cilën e udhëheqë vendin.

Çdo i pesti gjerman konsideron se qetësia dhe rehatia e Merkelit është ana e saj më e fortë, por njëkohëisht po aq gjermanë besojnë se e metë më e madhe e saj është pavendosmëria e saj.

Çdo i dhjeti gjerman e vlerëson autoritetin e saj në botë, derisa 23 për qind e kritikojnë tendencën e saj të presë që problemet të zgjidhjen vetvetiu.

Gjermanët në fakt në një person shohin dy kancelare, theksohet në kronikën e Dojçe Veles.

Pal më shumë se gjysma e të anketuarve presin se kancelarja aktuale do të tërhiqet nga ai funksion para përfundimit të mandatit në vitin 2012, por nëse e përfundon mandatin, sipas numrit të viteve në oushtet do të barazohet me mentorin e saj politik Helmut Kol, i cili në atë pozicion ishte 16 vjet.