Do të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për Ligjin e gjuhëve


Ekziston marrëveshje parimore mes partive politike që të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përfaqësuesit e të cilëve në takimet e sotme me grupet e deputetëve në Kuvend kanë qenë kryesisht të interesuar për përdorimin e Ligjit në gjyqësor, Prokurorinë publike, noterët, arsimin, por edhe nenin tetë, që i përket përdorimit të gjuhës shqipe në banknotat dhe uniformat e Armatës.

Ky është konkludimi i përgjithshëm nga takimet e deritanishme të delegacionit të Komisionit të Venecias me grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë, Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së deklaroi se fillimisht duhet të shihet çka si dokument do të hartohet nga ana e Komisionit të Venecias.

“Mënyra e qeverisjes, menaxhimit dhe mënyrës së mosrespektimit të Rregullores në Kuvend na ka sjellë në këtë procedurë. Po qe se do të dëgjohej zëri i VMRO-DPMNE-së e gjithë procedura do të shkonte siç duhej”, tha ai.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në takim e elaboroi përdorimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës, që nënvizoi, paraqet rrumbullaksim të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit dhe kontribuon në barazi të qytetarëve, sidomos barazia gjuhësore. Informoi se pritet mendim nga Komisioni i Venecias për nenin 8 për përdorimin e gjuhës shqipe në banknotat dhe në uniformën e Armatës, gjegjësisht nëse janë të pajtimit me Kushtetutën dhe me karakterin unitar të shtetit. Grubi deklaroi se në takimin e sotëm nga delegacioni i Komisionit të Venecias nuk ka pasur përgjigje për këto çështje.

Takim me delegacionin e Komisionit të Venecias do të kenë edhe përfaqësuesit e grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, si dhe me deputetët e Aleancës për shqiptarët dhe BESË-s dhe takim të përbashkët me deputetët e partive politike nga bashkësitë më të vogla etnike.