“Do të bëjë çmos të mos jepet emri Maqedoni”

Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, ministër i Mbrojtjes dhe lider i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, thotë se nuk dakordohet me atë si qeveria e zhvillon çështjen e emrit dhe do të bëjë gjithçka që të mos jepet termi Maqedoni.

Në debatin në parlamentin grek për rastin me kompaninë farmaceutike “Novartis”, Kamenos e theksoi edhe çështjen e emrit.

“Gjithsesi se nuk dakordohem me Qeverinë dhe me atë si udhëheqë me çështjen për emrin Maqedonia, këtë e kam thënë publikisht, dhe do të bëjë gjithçka që të ndaloj të mos jepet termi Maqedoni edhe gjithsesi se nuk do të votojë”, tha Kamenos në fjalimin e tij.

Derisa ai fliste, lideri i Aleancës së Centralistëve, Vasilis Levendis i hidhte fjalë nga karrigia e deputetit, për ç’arsye Kamenos iu drejtua, duke shprehur bindjen se çështja e emrit nuk do të arrij në parlamentin grek.

“Nuk do të vijë deri në votim, zotëri Levendis, atyre u duhen 10 vjet që të bëjnë ndryshime kushtetuese”, tha lideri i Grekëve të Pavarur dhe partneri i i koalicionit në qeverinë greke”.