Dizeli shtrenjtohet për 0,50 denarë, çmimi i benzinës mbetet i njëjtë

Çmimet me pakicë të dizelit EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) prej nesër rriten për 0,50 denarë për litër, ndërsa e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 62,00, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 52,00 denarë për një litër.

Një litër i EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të shitet për 69,50,ndërsa EUROSUPER BS-98 për 71,50 denarë.

Për 1,163 denarë rritet çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë  35,343 denarë.