Ditë me rëndësi për Maqedoninë, Bashkimi Europian do diskutojë mbi emrin e ri

Një nga temat kryesore të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian që është caktuar për sot do të jetë rrjedha e bisedimeve për emrin që po zhvillohet mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të mbajnë seancë të Këshillit, si pjesë e përgatitjeve për samitin e BE-së të caktuar për në qershor, ku edhe pritet të merret vendim për rekomandim të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë me qëllim që këto dy vende të nisin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shefja e diplomacisë evropiane do të informojë ministrat e jashtëm për gjendjen momentale të rrjedhës së bisedimeve për emrin e Maqedonisë, kurse Ministrat e Jashtëm, ai i Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë Nikos Kotzias do të vazhdojnë bisedimet në Nju Jork.