Dita vendimtare për ndryshimet kushtetuese


Ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, pas tre ditëve debat.

Partitë e maxhorancës dhe optimizmi i kryeministrit Zoran Zaev është se do të mund të sigurohen 80 deputetë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese, megjithatë nga VMRO-DPMNE kanë thënë se grupi i tyre parlamentar nuk do të mbështesë këto ndryshime që e ndërrojnë emrin kushtetues të vendit, përcjellë INA.

Megjithatë nesër në mesditë fillon seanca, kur pritet të diskutojnë edhe 16 deputetë, gati të gjithë të maxhorancës, pasi që VMRO-DPMNE tërhoqi fjalimet e deputetëve të saj me arsyetimin për të mos humbur kohë.

Koalicioni i partive në pushtet duke llogaritur edhe votat e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA të Kasamit ka 72 deputetë, por për ti hapur rrugë ndryshimit të Kushtetutës duhen 80 deputetë, gjegjësisht 8 deputetë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Nëse draft-propozimi i pëbërë prej disa amendamenteve nuk merrë dritë jeshile në Kuvend, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Gazeta e Pavarur