Dita e martë, “Dita D” për shkrirjen e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë


Pas një pauze trevjeçare, ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimitz, të martën në Bruksel do të zhvillojë takim formal me negociatorët e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis. Naumovski, i cili për herë të parë do të shoqërohet nga Alexandra Miovska, diplomat nga Ministria e Jashtme, do të udhëtojë nesër në Bruksel, ku takimi i ministrave të jashtëm të BE-së do të mbahet në të njëjtën ditë. Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias do të jetë gjithashtu në të, por Maqedonia nuk do të jetë pike e rendit të ditës.

Se takimi do të zhvillohet në kryeqytetin europian, e jo në Nju Jork, nuk është vetëm simbolike, por edhe një shenjë se negociatat janë transferuar në fushën Europiane. Arsyeja për këtë është fakti se presidenca e Donald Trump lë një sinjal që kapaciteti i diplomacisë amerikane të përqëndrohet në statusin e Maqedonisë e cila është duke u bërë çështje urgjente. Edhe përkundër paralajmërimeve se ky takim mund të përfundoj pa një propozim të ri, kjo megjithatë do të thotë shkrirje të negociatave pas tre viteve pauzë. Takimet intensive të kryeministrit Zoran Zaev me politikan të huaj dhe angazhimi i përforcuar i presidentit bullgar Bojko Borisov mbi këtë temë sugjerojnë se çështja do të trajtohet në një nivel më të lartë, ndërsa takimet e Nimic vetëm që shtojnë në peshë mbi këto paralajmërime.

Mediat greke shfaqin vlerësimin se për herë të parë pas 16 viteve ka klimë të vërtetë për të zgjidhur mosmarrëveshjen me shtetin tone përshkak se hera e fundit kur dy shtetet ishin pranë marrëveshjes ishte në vitin 2000 kur në krye të qeverisë greke ishte Kostas Simits. Megjithatë deklaratat e fundit të zyrtarëve grekë, duke përfshirë edhe deklaratën e kryeministrit Alexis Tsipras, i largohen çështjes së emrit në mënyrën siç është cekur dekadën e fundit, dmth siç është çështja e identitetit dhe përqëndrimi kryesisht në emrin, gjuhën dhe kombin e vendit, duke lënë përshtypjen se kërkohet vetëm zëvendësim për vendimin në emërimeve të aeroportit, autostradës, monumenteve dhe Antikuizimit.

Rruga e takimit në Bruksel hap një retorikë të ndryshme nga Maqedonia, cilës i konvenon edhe retorika nga ana e Athinës, por a është vetëm retorikë nga pala greke apo qëllimi i vërtetë për të zgjidhur mosmarrëveshjen, testi i pare nuk do të jetë ajo që do të ndodh në negociatat në Bruksel, por nëse do të realizohet takimi kryeministror mes Zoran Zaev dhe Tsipras në vitin e ardhshëm. Pasi kryeministri grek politikisht “mbijetoi” vizitën e liderit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe komentet e tij në qendër të Athinës, vizita e kryeministrit tonë me fjalor pozitiv dhe pajtues është shumë më pak e sfidueshme, edhe pse asnjë kryeministër maqedonas më parë nuk ka qenë në vizitë zyrtare të Athinës.

Është e qartë se nën presion të Evropës dhe SHBA-së krijohet moment për zgjidhjen e kontestit për shkak se Brukseli nuk dëshiron të përballet edhe një herë me mundësinë për të parë Maqedoninë në sferën e ndikimit rus dhe rrugën drejt autoritarizmit. Pjesë e këtij momenti pozitiv është dobësimi i VMRO-DPMNE-së dhe preokupimi me gjendjen e saj të brendshme në mënyrë që kjo parti nuk do të mund të konsumon energji për të bllokuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Në mbrojtje të moszgjidhjes së çështjes së emrit tani mbetet vetëm diaspora, e cila maqedonasve u bën thirrje për muaj përmes billbordeve që të mos lejojnë të mashtrohen në disa terme si “, përdorim bilateral ndërkombëtare apo kushtetuese”, përshkak se ndryshimi i emrit do të zbatohet kudo dhe përgjithmonë.

Analistët në Maqedoni në rinovimin e negociatave dhe përfundimisht zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë shohin një shans të re por edhe të fundit për Maqedoninë.

“Maqedonia është në proces për zbutjen e marrëdhënieve dhe instalimi i ambietit të ri, i cili duhet të kontribuojë për paqe më të gjerë në Ballkan. Fakti që zhvillimet politike në vendet fqinje tregojnë një hap prapa në agresivitin ndaj Maqedonisë tregon se në afat të gjatë në këtë rajon duhet të shmangen luftërat. Do të thotë që kemi një periudhë para nesh që duhet të përdorim për të kapur trenin e fundit. Kjo është me të vërtetë treni i fundit, sepse nëse nuk arrijmë ta zgjidhim këtë çështje, kush e di kur do të kemi një shans përsëri. Nëse mundësinë për negociatat e pranimit në NATO dhe BE nuk e përdorim tani, në rrugën e fqinjësisë evolucionare për Maqedoninë, unë mendoj se do të jetë katastrofale dhe tragjike dhe atëherë epilogu i Ballkanit do të zhvillohet në një drejtim negativ “, tha analisti Agim Jonuz .

Andrea Stojkovski nga Qendra për Strategji Evropiane gjithashtu vlerëson se për shkak të konstruktivitetit të mirë të të dyja shteteve, Maqedonia tani ka një shans ideale për të mbyllur më në fund çështjen e emrit dhe për të hapur derën për në NATO dhe BE.
“Kjo qeveri ka një shans serioze për të bërë një histori të suksesshme nga Maqedonia. Një shtet i vogël, modern, ku udhëheqësia mendon për të ardhmen dhe është e gatshme të sakrifikojë një pjesë të popullaritetit të tij për të arritur qëllimet e shtetit. Prandaj, ka një gatishmëri për të kapërcyer problemet ekzistuese ose mosmarrëveshjet me vendet fqinje. Kjo u demonstrua me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë, por edhe me paralajmërimet që kemi dëgjuar kohët e fundit nga qeveritë në të dy vendet. Të dy vendet janë të pajtueshme për këtë, ata janë në të ashtuquajturat. periudhë paqësore, midis dy cikleve zgjedhore dhe presioni shtesë krijon marrëdhënie gjeopolitike. Unë personalisht pres që zgjidhja e kontestit të emrit të zgjidhet në periudhën deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018. Për shkak të asaj që kam përmendur më lart, dhe ndër të tjera, sepse zgjidhja nuk do të vijë në mënyrë të pavarur, por do t’u ofrohet të dy vendeve, marrëdhëniet e brendshme në to tregojnë se kjo do të ndodhë tani. Natyrisht, nëse një zgjidhje nuk del, nuk do të jetë shansi i fundit, edhe pse me kalimin e kohës, do të jetë shumë më e vështirë. Sidomos pasi zhgënjimi do të krijojë nacionalizëm serioz që do të jetë shumë e dëmshme për marrëdhëniet e ardhshme,” thotë Stojkovski.

Kryeministri Zoran Zaev, sipas deklaratave, gjithashtu beson në kompromis dhe se është e nevojshme të bëhet një hap përpara. Sipas vlerësimeve të tij, tani ka më shumë shanse se më parë për të gjetur një zgjidhje me Greqinë.
“Ose të dyja palët do të jenë po aq të kënaqur ose po aq të pakënaqur. I tillë është kompromisi. Por unë si politikan besoj se ne mund të fitojmë më shumë në qoftë se kemi guximin për të gjetur një zgjidhje dhe për të marrë një vendim se sa thjesht vetëm për të shtyrë, siç ishte rasti në të kaluarën “, tha Zaev.
Deklarata e fundit e Zëvendës Ndihmëssekretarit të Shtetit të SHBA Hoit Yi tregon se në Bruksel dhe Uashington besojnë në zgjidhje përfundimtare për këtë mosmarrëveshje. Sipas tij, atmosfera për të gjetur zgjidhje tani është më e përshtatshme në nivelin më të lartë, ndërsa komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se pret që gjysmën e parë të vitit 2018 të arrihet zgjidhja e këtij problemi.

Madje,ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimitz, shkoi një hap më tej. Duke folur për Agjencinë Lajmeve të Pavarura të Ballkanit – IBNA, ai u shpreh se shpreson në tejkalimin e të ashtuquajturave vija të kuqe të përcaktuara nga Athina dhe Shkupi. Sipas mediave greke, zgjidhja reciproke politike e problemit shumëvjeçar pritet të arrihet para 11- 12 korrikut, ditë e planifikuar për mbajtjen e Samitit të NATO-s në Bruksel.

Blerim Ismaili