Dita e hapur e Armatës së Republikës së Maqedonisë


Qytetarët e Shkupit sot patën mundësinë që nga afër të njoftohen me Armatën e Maqedonisë. Në sheshin Maqedoni u zhvillua ngjarja “ARM me Ju”. Prezent në këtë ngjarje ishte kori diplomatik ushtarak, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe përfaqësues të lartë nga kjo ministri dhe nga ARM-ja. Qytetarët në këtë organizim panë aftësitë luftarake të njësitit special Ujqërit.