Dita e alfabetit, Meta viziton Shkupin


Në suaza të festimit të Ditës së alfabetit shqip dhe 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të shetiten nëpër Çarshinë e vjetër në Shkup.

Shetitja nëpër Çarshi, siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të përfundojë para mozaikut (Muralit) në sheshin e Skëdnerbeut, ku do të vendosen lule para përmedores së tij./Gazeta e Pavarur