Diskutohen ndryshimet për harxhimet rrugore të deputetëve

Në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të diskutohen ndryshimet e ligjit për deputetët. Dje nga Bashkimi Demokratik për Integrim propozuan që të hiqen në tërësi harxhimet rrugore për të gjithë funksionarët shtetëror, përfshirë dhe deputetët.

Këto ndryshime parashohin uljen e harxhimeve rrugore për të zgjedhurit e popullit.

Ndryshimet parashohin që në vend të 30% kompenzim të çmimit shitës për litër të derivateve, sipas kilometrave të kaluar të veturës që shfrytëzohet, deputetët të marrin vetëm 20% kompenzim.

Për t’u ndryshuar këto gjëra, duhet ndryshim edhe në ligjin për rroga dhe kompenzime tjera të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar, që gjithashtu e rregullon këtë çështje.