Dimovski: VMRO po të donte të bllokonte punën e parlamentit do të dorëzonte 350 mijë amandamente


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një takim me gazetar ka thënë se nëse Talat Xhaferi i tërheq amandamentet dhe nuk i shqyrton Parlamenti, ai nuk do ta aplikon ligjin dhe do të jetë veprim jashtë procedurave ligjore.

Për dallim nga kryeparlamentari Xhaferi, thotë se amandamentet e VMRO-DPMNE-së që i kanë dorëzuar kanë lidhje të drejtëpërdrejt me vërejtjet e presidentit Ivanov për ligjin.

Sipas inoformacioneve, një nga amandamentet e Ilija Dimovskit ka të bëjë me përdorimin e gjuhës amëtare të çdo deputeti të cilësdo përkatësi etnike.

Sipas Dimovskit, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk ka për qëllim që ta pengojë debatin që ka të bëj me ligjin e gjuhëve. Ai thekson se ky ende nuk është ligj, por është propozim ligj pasi që nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

“Dorëzimi i 35 mijë amandamenteve është me qëllim që të zgjohet vetëdija te Qevria se për kështu çështje duhet që të arrihet konsenzus. Ato duhet të bisedojnë me profesor, jurist dhe albanolog, ti dëgjojnë qëndrimet e tyre dhe poashtu të konsulltohen ehde partitë më të vogla politike”, thekson Dimovski, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, VMRO-DPMNE të donte ta bllokonte punën e Parlamentit, do të dorëzonte 350 mijë amandamente, e jo vetëm 35 mijë.