Dimovski: Vetëm Zoti e di se a do të ketë seancë për ligjin për gjuhët


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski sot u paraqit në Sallën e Kuvendit, ku në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë seancë plenare për ligjin për gjuhët, ai tha “Vetëm zoti e di”, shkruan Zhurnal

Ai është në sallën e Kuvendit bashkë me koordinatorin e VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev.

Disa nga deputetët e VMRO-së qëndrojnë para dyerve të sallës, ndërsa i vetmi deputet që është ulur në ulësen e tij është Amdi Bajram.