Dimovski: Na duhet miqësia me Greqinë, por së pari duhet të kemi miqësi mes vete


Kuvendi në këtë përbërje dhe pas vendimit në referendum nuk ka legjitimitet të sjell vendim për ndryshime kushtetuese. Kështu ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në seancën e sotme.
“Problemi i parë në momentin e bisedimeve ishte se nuk kishte asnjë përfaqësues të opozitës. Nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë nuk e ndjek procedurën e nënshkrimit sikurse me Bullgarinë. Qeveria vendosi vet se si do të zhvillohet referendumi, pa u njoftuar opozita. Nuk duhet të godasim murin, të themi se nuk ka alternativë. Drejtimi është NATO dhe BE. Dhe të gjithë 120 deputetët janë të njëjtit mendim, por si do të arrimë këtë, e për këtë kemi dallime”, tha Dimovski.
Ai ka shtuar se është e nevojshme miqësia me Republikën e Greqisë, por së pari është e nevojshme miqësia në Maqedoni.
“Nevojitet mirëkuptim me Republikën e Greqisë, por së pari është e nevojshme në Maqedoni”, tha Dimovski./Gazeta e Pavarur