Dimovski: LSDM s’ka nevojë për opozitë, prej tani e tutje gjithçka është e mundur


VMRO-ja opozitare ka ndryshuar qëndrimin për përkrahjen e reformave të planit qeveritar 3-6-9.

Ilija Dimovski për Alsat-M ka thënë se pas ndodhive të fundit që rezultuan me marrjen e imunitetit të 6 deputetëve të VMRO-së, gjerat kanë ndryshuar dhe se deri tani nuk ka kurrfarë garancie se kjo parti do të mbështes reformat e nevojshme për integrimet e vendit në NATO dhe BE.

“LSDM tregoi se nuk ka nevojë për opozitë në Kuvend. Prej tani e tutje gjithçka është e mundur. Qëndrimi jonë shumë ka ndryshuar, për shkak të revanshizmit politik”, ka thënë Dimovski,