Dimovski: Do të jemi këtu kur të votohen ndryshimet kushtetuese


Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, ka thënë se deputetët e opozitës do të jenë në seancë gjatë votimit të ndryshimeve kushtetuese. Dimovski tha se ata do të jenë kundër këtyre ndryshimeve.
“Po do të jemi në sallë. Sot situata nuk është e tillë, ajo që duhet të konstatojmë sot është vullneti i qytetarëve. Në situate të tilla as kuvendi e as qeveria nuk marrin vendime të tilla. Ajo që duhet të bëjmë është të artikulojmë zërin e qytetarëve, gjegjësisht të konstatojmë se këto ndryshme kushtetuese nuk do jenë pjesë e kushtetutës së Maqedonisë, Nëse respektohet kushtetuta e Maqedonisë këtë qëndrim duhen ta kenë edhe deputetët e LSDM-së. Kjo duhet të përfundoj sot”, ka thënë Dimovski, përcjell SHENJA.