Dimovski: Amnistia për ngjarjet e 27 prillit nuk është kusht për zgjedhjet në KSHZ


Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kam si kryetar i komisionit për zgjedhje dhe emërime, por procedura për zgjedhjen e një përbërje të re të KSHZ-së është e komplikuar, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet pajtim i plotë i grupeve parlamentare. Hapi i parë është konfirmimi i listës së pastër, ajo duhet në komisioni për zgjedhje dhe emërime, ku LSDM ka 6 anëtar, OBRM-PDUKM 6 dhe një Besa e Kasamit. E dyta, lista kthehet deri tek Xhaferi i cili duhet t’i informoj partitë të cilët brenda tre ditëve duhet të përgjigjen për propozimet e tyre. Dhe pastaj komisioni formulon një vendim në pajtueshmëri me ligjin zgjedhor. Propozimi dërgohet deri tek Kuvendi, pastaj votohet me dy të tretat e shumicës. Nëse nuk kemi pajtueshmëri, proceduarat nuk do të ketë sukses. E gjithë proceduara duhet të fillojë nga fillimi”, tha Dimovski.

Dimovski bën thirrje që sa më shpejtë të merren vesh partitë që presioni mos të bie mbi Kuvendin dhe komisionit për zgjedhje.

Ai gjithastu theksoi se ka biseduar me kryetarin e partisë së OBRM-PDUKM-së, dhe se propozim për ligjin për amnisti nuk është i lidhur me zgjedhjet në KSHZ.