Dimitrov takon Mogerinin: Të kapim trenin e BE-së


Perspektiva evropiane e Maqedonisë ka qenë në fokusin e bisedimeve në takimin e sotëm në Bruksel të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini, transmeton Medial.mk.

“Borxhi më i madh patriotik i gjeneratave tona është të kemi sukses të kapim trenin për BE dhe të sigurojmë të ardhme evropiane, stabilitet dhe prosperitet qytetarëve të Maqedonisë”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Tviter.

Është paraparë që Dimitrov në Bruksel të ketë takime edhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së.