Dimitrov: Suksesi i vendit në eurointegrimet është sukses për tërë rajonin


Shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov  i sigurt në perspektivat evropiane të vendit – suksesi në integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut është sukses për tërë rajonin.

Dimitrov, i cili sot dhe nesër qëndron për vizitë pune në Berlin  u shpreh në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se dy ditët e ardhshme janë të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendit.

“Dy ditët e ardhshme, takime të rëndësishme për perspektivat tona evropiane! Kemi argumente, reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Suksesi ynë do të jetë sukses edhe për rajonin dhe BE-në. Jam i bindur në atë,  ndërsa do t’i bind edhe të gjithë bashkëbiseduesit  në Berlin, shkruajti Dimitrov në Facebook.

Dimitrov në takimet me përfaqësuesit gjerman do të bisedojë për përparimin e vendit në eurointegrimet.

Në ditën e dytë të vizitës, siç kumtoi MPJ, Dimitrovit do t’i  bashkangjitet edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane Bujar Osmani,  me ç’rast është planifikuar  brifing i përbashkët para Komisionit Parlamentar  për çështje evropiane në Bundestag, në të cilën do ta prezantojnë përparimin  dhe gatishmërinë  e vendit për fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të qershorit të BE-së.

Dimitrov pritet sot të realizojë takime me deputetët  në Bundestagun gjerman, mes të cilëve edhe me grupin e punës për politikë të jashtme të CDU/CSU, si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.

Janë parashikuar edhe takime me ministrin për Evropë, Mihail Hot dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegret Kramp-Karenbauer.