Dimitrov: Referendumi për çështjen e emrit është premtim i të gjitha partive


Kryediplomati Nikolla Dimitrov ka theksuar se referendumi për çështjen e emrit është premtim zgjedhor i të gjitha partive politike. Dimtrov ka komentuar kështu deklaratën e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili ka deklaruar se Kuvendi ka legjitimitet që të vendos për drejtimin e zgjidhjes, në vend që çështja të shkojë në referendum popullor, raporton Televizioni SHENJA.

“Duhet të ndërtohet konsensus nacional për emrin. Shumë prej atyre elementeve të konsensusit nacional për momentin nuk janë të qarta. Po punohet intensivisht për ndërtimin e konsensusit, në të cilin duhet të përfshihen qytetarët, faktorët politik, institucionet, të gjithë. Procesi është I hapur dhe rrjedh. Është e rëndësishme që ai process të përfundojë, sepse në atë mënyrë pozita e Maqedonisë do të jetë më e fuqishme”, ka thënë Dimitrov.