Dimitrov: Presim fillim e negociatave me BE-në dhe ftesën për në NATO


Është shumë e rëndësishme Maqedonia të marrë  vendim politik nga Këshilli Evropian kah fundi i qershorit për fillim të negociatave dhe për anëtarësim në NATO sepse vetëm ashtu  kompromisin që e arritëm  do të jetë vin-vin për të dy palët, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp me homologun e tij gjerman Hajko Mas.

“Është shumë e rëndësishme, përveç miqësisë sonë me Greqinë, t’i fillojmë negociatat me BE-në dhe të anëtarësohemi në NATO, është shumë e rëndësishme  dhe  falënderohem  për përkrahjen e Gjermanisë, Maqedonia të marrë vendim politik nga Këshilli Evropian  kah fundi i qershorit për fillim të negociatave dhe për anëtarësim në NATO sepse vetëm ashtu kompromisin që e arritëm  do të jetë vin-vin për të dyja palët. Mendoj se nuk kemi luks të mos i shfrytëzojmë shanset  kur janë krijuar  për zgjidhjen e problemit”, tha ministri Dimitrov.