Dimitrov për vizitë në SHBA


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Uashington ku do të ketë disa takime me përfaqësues të administratës amerikane, Kongresit dhe komunitetit tink-tenk.

Siç kumtoi MPJ, Dimitrov nesër do të flasë në tribunën kushtuar të ardhmes së Maqedonisë dhe Evropës Juglindore, organizuar nga Këshilli atlantik i SHBA-së.

Me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, më 6 shkurt, në Uashington, delegacioni i Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë në Takimin ministror të Koalicionit global për luftë kundër ISIS-it. Temë e takimit do të jenë rezultatet nga përpjekjet disavjeçare dhe bashkëpunimit në suaza të Koalicionit për luftë kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, si dhe për hapat e ardhshëm për stabilizim dhe mirëmbajtje të paqes në rajonet ku paraprakisht ishin të kapluara nga veprimi i ISIS -it.