Dimitrov: Nëse Greqia kushtëzon identietin dhe gjuhën maqedonase, dështojnë negociatat


Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në pyetje të gazetarëve u përgjigj se pjesë e negociatave me Greqinë nuk është gjuha dhe identiteti maqedonas,  dhe nëse diçka e till vendoset në tavolinë, atëherë siç tha Dimitrov negociatat për çështjen me emrin me Greqinë do të dështojnë.
“Absolutisht nuk mund të jetë gjuha dhe identiteti temë e bisedimit sepse është rezultat i historisë dhe nëse arrimë deri në atë pikë ku do të kërkohet të bisedojmë për çështjen e gjuhës dhe identitetit, për fat të keq nuk do të kemi zgjidhje. Por mendoj se dy shtetet tona evropiane janë pjekur për të gjetur zgjidhjet”, deklaroi Dimitrov.