Dimitrov në Nju Jork pret kornizë fillestare për zhvillim në zgjidhen e çështjes së emrit


Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, deklaroi se pret që në rundin e sotëm të bisedimeve, ndërmjetësuesi Methu Nimic, të ofrojë kornizë fillestare që do të mundësojë zhvillim thelbësorë në zgjidhjen e çështjes së emrit, njofton Portalb.mk.

Ai vlerëson se akti më i lartë i përgjegjësie politike është që të shfrytëzohet kjo mundësi e atmosferës politike të problemit dydekadësh, ndërkaq në lidhje me përfundimin e procesit, Dimitrov për DË deklaroi se “sipas natyrës është optimist, ndërkaq tani është optimist me shqetësime”.

“Ne jemi të gatshëm që në korniza të mundësimeve ta lëvizim procesin drejt zgjidhjes. Me Greqinë jeni fqinj dhe gjithmonë do të jemi të tillë. Por, gjërat nuk varen vetëm nga ne, por edhe nga pala tjetër. Për momentin përgjegjësia e jonë më e madhe është që të bëjmë gjithçka që mundemi që ta shfrytëzojmë këtë dritare dhe ta zëmë këtë tren, pasi që për ne atje është perspektiva, progresi, ardhmëria”, thotë Dimitrov.

Përpara fillimit të rundit të bisedimeve, Nimic deklaroi se propozim zgjidhja për emrin do ta përmbajë termin “Maqedoni”,

“Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozim zgjidhjes për emrin pasi që atë e kanë pranuar mbi 100 vende të botës”, deklaroi Nimic, për televizionin grek “TV Antena”. Ai theksoi se emri me të cilën njihet në OKB “Ish Republika Jugosllave Maqedonia”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ndërkaq Greqia e ka pranuar me atë emër, transmeton Portalb.mk.

Nimic ka theksuar se nuk ka emër magjik, dhe se kontesti zgjatë shumë, ndërkaq zvarritja e mëtutjeshme do ta bënte zgjidhjen edhe më të rëndë.

Ai ka shtuar se në Shkup dominon mendimi se disa nga idetë në të kaluarën nuk kanë qenë të kënaqshme për to, por se ka ardhur koha që kjo çështje të zgjidhet dhe vendi ta vazhdojë rrugën e saj euroatlantike.

Nimic vlerëson se OKB vlerëson se ekziston disponim pozitiv në Athinë dhe Shkup drejt përmirësimit të marrëdhënieve dhe përforcimin e dimensioneve evropiane në rajon.

“Kam disa ide të cilat të dy palët do t’i shqyrtojnë. Dua të ndihmojë me afrimin e dallimeve në qëndrime. E dimë që zgjidhja e këtij kontesti të rëndë mes dy fqinjëve kërkon dozë të kompromisit nga të dyja palët, dhe besoj që ajo do të arrihet në pajtueshmëri me dinjitetin dhe interesat nacional të të dyja vendeve”, shtoi Nimic.