Dimitrov: Momente të përbashkëta historike një parakusht i mirë për afërsi dhe bashkëpunim

Shkupi dhe Sofja kanë momente dhe ngjashmëri shumë të përbashkëta historike dhe ky është një parakusht i mirë për afërsi dhe bashkëpunim, e jo për konflikte, deklaroi në një intervistë për BTV, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Bullgarisë nuk mund të jenë të afërt nëse mes tyre nuk kanë respekt të ndërsjellë”, thotë Dimitrov.

Shefi i diplomacisë në intervistë u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës me të cilën u mbyll kontesti shumëvjeçar për emrin dhe u hap rruga e Shkupit ndaj BE-së dhe NATO-s.

“Për shkak të emrit ishim të bllokuar në vendin e pritjes së BE-së dhe NATO-s, por gjetëm mënyrë për ta ndryshuar këtë dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe ta konfirmojmë identitetin  – ne megjithatë jemi maqedonas”, tha Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme, gjithashtu, i komentoi zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe përmendjen e emrit të saj si kandidate të mundshme.

“Shumë shpejtë do të dihet rreth cilit kandidat do të bashkohemi. Për mua është nder që emri im përmendet si kandidat presidencial. Kjo është punë përgjegjëse”, thotë Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Sofje, sot do të takohet me kolegen bullgare. Ekaterina Zaharieva, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti Rumen Radev.